Seancë gjyqësore në Prishtinë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës/Ende nuk ka një motiv!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seancë gjyqësore në Prishtinë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës/Ende nuk ka një motiv!

Vrasja tronditëse e Liridona Murselit më 29 nëntor, e inskenuar si grabitje, sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet një seancë për tre të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. 32-vjeçari u arrestua bashkë me dy persona, njëri prej tyre, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të arrestuar janë edhe G.P, i identifikuar si dorasi dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vrasja e Liridonës në Prishtinë ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht, nga Policia e Kosovës u raportua si “një grabitje me pasojë vdekjen”. Më pas, u mësua se pas arrestimit, i dyshuari Naim Murseli pranoi para hetuesve se porositi vrasjen e bashkëshortes, por nuk ka pranuar të tregojë motivin, që për momentin mbetet mister.

Ndërsa nuk ka zyrtarisht një motiv, po nxiten spekulime se në rast vdekjeje të Liridonës, Naimi do të pëfitonte miliona euro nga sigurimi i saj në Suedi. Por, këto janë vetëm dyshime. Familja e Naim Murselit ka emigruar që në vitin 1992 në shtetin suedez.

I dyshuari Naim Murseli i dha të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Policia e Kosovës njoftoi se ka kryer kontrolle në Gjakovë dhe ka arritur të sekuestrojë armën, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja makabre e nënës së dy djemve të vegjël që ishin në makinë me të e babanë kur ndodhi sulmi i armatosur.

Vrasja është dënuar ashpër nga zyrtarë të lartë të Kosovës, duke bërë thirrje për zbardhjen e rastit. Me thirrjet kundër femicidit e dhunës me bazë gjinore, nisur nga rasti i Liridonës, sot në mesditë protestohet në Tiranë, ndërsa të martën në Prishtinë.

Një marshim pritet të nisë në orën 11:30 minuta nga Ministria e Brendshme e deri pranë Ambasadës së Kosovës. Pjesëmarrësit do të kërkojnë drejtësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE