​Bëhet e mundur mbijetesa e majmunit, kjo falë veshkës së derrit!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
​Bëhet e mundur mbijetesa e majmunit, kjo falë veshkës së derrit!

Studiuesit kanë pretenduar një hap të madh përpara në fushën e transplantimit të organeve pasi një majmun mbijetoi për më shumë se dy vjet me një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht. Kjo është arritja më e fundit që doli nga kompania amerikane bioteknike eGenesis dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit, ku shkencëtarët i shohin derrat e ndryshuar gjenetikisht si një zgjidhje potenciale për mungesën globale të donatorëve për pacientët me dështim të organeve.

Dy njerëz deri më tani kanë bërë transplantim të zemrës së derrit. I pari, David Bennett, vdiq dy muaj pas operacionit në vitin 2022. I dyti, 58-vjeçari Lawrence Faucette, i cili kishte sëmundje të zemrës në fazën e fundit, bëri një transplant të zemrës më 20 shtator të këtij viti dhe është ende në rikuperim.

Rikujtojmë, se së fundmi kirurgët amerikanë, të cilët kanë transplantuar veshkën e modifikuar të një derri në trupin e një pacienti me tru të vdekur, kanë thënë se organi është duke punuar edhe pas 32 ditësh, hap i rëndësishëm në garën për të luftuar mungesën e dhurimit të organeve. Procedura e fundit eksperimentale është pjesë e një fushe kërkimi që synon t’i avancojë transplantimet mes krijesave të ndryshme, duke i përdorur trupat e njerëzve që janë dhuruar për qëllime shkencore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE