E lexuat saktë, ju njohim me universitetin që lëshohet diplomë për magji!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E lexuat saktë, ju njohim me universitetin që lëshohet diplomë për magji!

Jeni kuriozë për të mësuar më shumë rreth magjisë dhe praktikimit të saj? Tashmë jo vetëm që do zbuloni sekretet e kësaj fushe jo shumë të njohur, por do të mund edhe të studioni dhe të diplomoheni për magji.

Kjo është e mundur për herë të parë në Angli, nga universiteti “Exeter”. BBC bën me dije se cikli njëvjeçar i studimit do të fillojë në shtator 2024 dhe do të ofrojë mundësinë për të studiuar mbi magjinë, historikun e saj dhe ndikimi në shoqëri e shkencë.

Ekspertët në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe do të tregojnë rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje. Universiteti tha se ishte një nga të vetmet kurse pasuniversitare të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar që kombinonte studimin e historisë së magjisë me një gamë lëndësh të tjera.

“Ky program do t’i lejojë njerëzit të rishqyrtojnë supozimin se Perëndimi është vendi i racionalizmit dhe shkencës, ndërsa pjesa tjetër e botës është një vend i magjisë dhe besëtytnive”, u shpreh Emily Selove, drejtuese e kursit.

Universiteti “Exeter” ndër të tjera sqaroi se programi 1-vjeçar mund t’i përgatisë studentët për karrierë në mësimdhënie, këshillim, mentorim, punë në trashëgimi dhe muze, punë në biblioteka, turizëm, organizata arti ose industrinë botuese, midis fushave të tjera.

Një përzgjedhje e moduleve përfshin dragonjtë në letërsinë dhe artin perëndimor, legjendën e mbretit Artur, paleografinë, mendimin islam, teorinë dhe praktikën arkeologjike dhe përshkrimin e grave në Mesjetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE