Nuk di të ndalet, Stresi nis punën për ‘bombën’ e dytë!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk di të ndalet, Stresi nis punën për ‘bombën’ e dytë!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Ka vetëm pak ditë që Stresi ka publikuar këngën e tij më të re, e cila titullohet “I smoke them” e me sa duket reperi nuk do të bëj aspak pushim. Ashtu siç ka lajmëruar edhe më parë Stresi do të publikojë edhe një këngë tjetër deri në fund të vitit, e cila konsiderohet si ‘bomba’ e dytë. Së fundmi reperi ka postuar në Instastory një foto nga studio, duke na treguar kështu se tashmë ka nisur nga puna për projektin e tij të dytë muzikor.

Prej pak kohësh Stresi ka treguar se do të vinte me projekte ‘bomba’ dhe një ndër to ka qenë projekti i tij i ri muzikor, për të cilin ka bërë edhe shumë paralajmërime. Kënga e re është lançuar para 2 ditësh dhe titullohet “I smoke them”. Vetëm pak më parë Stresi ka publikuar në Instastory suksesin e parë të këngës ë re, ku na ka treguar se tashmë ajo renditet e treta në këngët më të dëgjuara shqip.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE