Getinjo ka një lutje për ndjekësit e tij, lidhet me Vivien!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Getinjo ka një lutje për ndjekësit e tij, lidhet me Vivien!

Pak ditë më parë, Vivien Thano deklaroi në një intervistë se arsyeja e ndarjes nga reperi Getinjo ishte se ky i fundit luante bixhoz.

Reagimi i reperit nuk vonoi shumë i cili ndryshe nga Vivien, u shpreh se bixhozi nuk ishte arsyeja e ndarjes.

E si duket deklarata e këtij të fundit është besuar më shumë nga publiku, duke bërë që ta sulmojnë ish-partneren e tij në komente.

Për këtë, reperi është “detyruar” të reagojë sërish, duke i kërkuar të gjithëve të mos flasin më për ish-lidhjen e tij dhe as mos të sulmojnë personat e përfshirë.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.

Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE