Kjo është surpriza e madhe që do të shijojnë tifozët në “Air Albania” sonte

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndeshja Shqipëri-Çeki, masat dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Mbrëmjen e sotme në 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria synon fitoren ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset në “Euro 2024”.

Në këtë mbrëmje speciale, do të ketë një surprizë të veçantë.

Në stadium do të performojë artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Ajo pritet të interpretojë live këngën e saj të famshme “Mora fjalë”, e cila nuk ka dyshim se është një hit i të gjitha kohërave.

“Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza do të jetë sonte live në stadium dhe do të këndojë atë këngën e bukur ‘Mora Fjalë’. Do të jetë një këngë që do të këndohet nga gjithë publiku dhe do të jetë Shkurte Fejza live që do të jetë në stadium. Ky është lajmi sensacional, më i bukur që do ta shoqërojë sonte kombëtaren shqiptare ndërkaq që në çdo karrige të tifozëve do të ketë nga një plis, do të ketë një koreografi të mrekullueshme, sonte nuk do të jetë vetëm një ndeshje.

Sonte është një spektakël, një spektakël kuq e zi që urojmë të kemi një rezultat pozitiv sepse rezultati pozitiv do ta zbukuronte këtë mbrëmje do ta bënte historike për ne shqiptarët pasi gjithsej na duhen vetëm pesë pikë për të shkruar në Gjermani, nëse fitojnë sonte na ngelen vetëm dy, është një shans i madh që Shqipëria për herë të dytë të prek finalen e një Kampionati Evropian, Euro 2024”, tha gazetari Dëfrim Methasani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49482 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE