Moti nis me re, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti nis me re, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në orët e para të mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE