Në fushë për të fituar, sonte Shqipëri-Çeki në Air Albania!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në fushë për të fituar, sonte Shqipëri-Çeki në Air Albania!

Sonte në orën 20:45, Shqipëria luan një nga tre finalet për kualifikimin në Euro 2024 për fluturimin drejt Gjermanisë. Nuk ka dyshime se kjo është sfida më e rëndësishme e kombëtares shqiptare që nga Francë 2016. Si asnjëherë më parë, teksa jemi diku nga fundi i një faze kualifikuese kemi fatin të jemi edhe kryesues të grupit e një fitore na mban në krye deri në nëntor, por mbi të gjitha një trepikësh ndaj Çekisë do të thotë praktikisht kualifikim në Europianin e radhës.

Çekia përbën kundërshtaren më të fortë të grupit, ndërsa Shqipëria ka mundësinë që të bëjë historinë. Megjithë mungesën e emrave të mëdhenj, çekët veçohen për pjesën që kanë një skuadër kompakte, shumë fizike e të organizuar.

Në memorie, ende Shqipëria ruan të freskët shijen e ëmbël të fitores së madhe ndaj Polonisë e krenohet me bilancin e fantastik prej katër ndeshjesh pa humbje, tre fitore e një barazim në një fazë kualifikuese. Në fazën deçisive të këtij rrugëtimi historik, braziliani Sylvinho kërkon vazhdimin e ëndrrës edhe pse jo pa vështirësi.

Zëvendësuesi i Ismajlit, gjendja e Brojës dhe e Gjasulës mbeten për t’u vlerësuar, por tani ecim më të sigurt pasi kemi krijuar një identitet të qartë e një imazh të mirë për t’u ruajtur përballë Çekisë. Nuk duhet harruar që edhe një barazim mund të konsiderohet një rezultat që vlen për llogaritë e kualifikimit.

12 tetori është Kuqezi e për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb duke shpërndarë 22 mijë qeleshe në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e stadiumit për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Nëse nuk keni një biletë për në stadium, por doni që të mbani krenarisht një plis mbi kokë mund ta merrni falas në stendën e DigitAlb, pranë “Fan Zonës” në sheshin “Skënderbej”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE