Sondazhi i TAR/ A mendoni se ndryshimet në Kodin Rrugor, do të përmirësojnë sigurinë në rrugë?

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ A mendoni se ndryshimet në Kodin Rrugor, do të përmirësojnë sigurinë në rrugë?

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim dhe më pas do të bllokohen.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet“, deklaron ministri.

Sa i përket kësaj teme në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “A mendoni se ndryshimet në Kodin Rrugor, do të përmirësojnë sigurinë në rrugë?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë duke marrë parasysh ngjarjen më të përfolur të kësaj jave, ne kemi ngritur pyetjen:  A e keni parë premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”? Voto këtu duke klikuar linkun.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE