“Dori ishte…”, Zamira Kita zbulon pse Olta Gixhari dhe Sara Hoxha u shfaqën pa partnerët në tapetin e kuq

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dori ishte…”, Zamira Kita zbulon pse Olta Gixhari dhe Sara Hoxha u shfaqën pa partnerët në tapetin e kuq

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku ka folur për eksperiencën e saj në filmin më të ri “Në kuadër të Dashurisë”.

Ndërkohë, lidhur me premierën e datës 9 në Pallatin e Kongreseve, aktorja u pyet lidhur me pjesëmarrjen e Sara Hoxhës, e cila nuk ishte e shoqëruar nga Ledri në tapetin e kuq.

Ajo u përgjigj duke thënë se reperi ka patur angazhime të shumta, prandaj e kishte të pamundur të ishte krahë parteneres së tij.

“Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por më tha që nuk kishte mundësi të vinte. Ata kanë shume ngarkesë, kanë data. Janë disa evente të mëdha kështu që do të zgjedhë njërën prej tyre sepse kanë shumë angazhime”.

Ndërsa sa i takon bashkëshortit të Oltës, aktorja tregoi se ai ndodhej në sallë.

“Dori ishte në sallë, por nuk ishte në tapetin e kuq”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE