Edhe pak kohë nga lindja e djalit të saj, Xhensila Myrtezaj nuk i kursen fotot me barkun e rrumbullakosur!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe pak kohë nga lindja e djalit të saj, Xhensila Myrtezaj nuk i kursen fotot me barkun e rrumbullakosur!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Edhe pak kohë ka mbetur nga ardhja në jetë e djalit të saj dhe Xhensila ndryshe nga shtatzania e parë nuk i ka kursyer fotot dhe videot, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur. Së fundmi ka postuar një foto përballë pasqyrës duke vënë në dukje barkun e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Sëfundmi Xhensila ka postuar një video të realizuar nga ajo, Besi dhe vajza e tyre Ajka pak ditë para lindjes së foshnjes. Një video shumë e bukur dhe emocionuese, ku të tre duken të veshur me të bardha dhe Besi me Ajkën në supe duke puthur foshnjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49591 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE