Çfarë po ndodh? Ish-banori i ‘BBV’ del me kërkesën urgjente: Iu lutem të gjithëve…

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh? Ish-banori i ‘BBV’ del me kërkesën urgjente: Iu lutem të gjithëve…

Rreth një javë më parë, kryeartikujt e shtypit rozë u pushtuan me lajmin se Getinjo ishte i varur nga bixhozi, një rrëfim ky i bërë nga Vivien në një studio televizive.

Çfarë po ndodh? Ish-banori i 'BBV' del me

Pas një reagimi të ashpër të Getinjos, lidhur me këtë rrëfim publik, duket sikur situata u qetësua, mirëpo ditën e djeshme, reperi i është rikthyer sërish kësaj historie.

Ai ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit, iu ka kërkuar ndjekësve të tij të mos e bëjnë më të madhe ish-marrëdhënien e tij si dhe iu ka kërkuar që ta lënë rehat atë dhe Vivien.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit. Jeta vazhdon, po ju lutem të gjithëve që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos fyeni askënd, mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhen me lidhjet e mia të dashurisë. Unë kam postuar dhe do postoj çdo lloj teme. Ju lutem mos më etiketoni më askund. Ju dua”, shkruan reperi në postimin e tij në Instastory.

Çfarë po ndodh? Ish-banori i 'BBV' del me

Kujtojmë qe javën e kaluar mes lotësh, Viven ka treguar se ndarja e tyre nuk ka ardhur për shkak të ndonjë tradhtie apo sherri të madh por në fakt Getinjo ishte i varur nga lojërat e fatit dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që marrëdhënia e çiftit mori fund.

Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qënë reagimi i Getinjos, i cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke shkruar:

“Edhe po, unë jam bixhozxhi. Nuk krenohem me këtë gjë por njerëzit rreth meje edhe familja ime, kurrë nuk kanë parë sherr apo të kenë vuajtur prej meje. Mos m’i ngacmoni nervat duke u qurravitur nëpër komente dhe duke me bërë “tag” nëpër intervista sepse nuk jam kështu lloj kategorie unë. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Shikoni jetën përpara“, shkruan reperi në “InstaStory”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE