Dy ditë para datëlindjes së 25-të të Top Albania Radio-s, Dj Vini sjell muzikën më të mirë të përzgjedhur në “Selected By”!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Selected By” këtë të dielë do të jetë special nën kujdesin e Dj Vini!

Këtë të diel “Selected by” vjen shumë i veçantë. Dy ditë pranë datëlindjes së 25-të të Top Albania Radio-s, Dj Vini, si një nga më të vjetrit e saj, sjell hitet që kanë shënjuar fillimet e kësaj radioje, hitet që kanë prekur gjithë dëgjuesit e asaj kohe të TAR. Lenny Kravitz, Madonna, Aaliyah, Eve, Fat Boy Slim, Oasis, The Offspring e shumë grupe e këngëtarë të tjerë vijnë të dielën në mbrëmje në “Selected By”.

Shijoni nostalgjinë e muzikës më të bukur të fillimeve të radios më të ndjekur në Shqipëri. Sot, ora 20:00-22:00, “Selected by” nga Dj Vini.

Ju kujtojmë gjithashtu se tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin e saj  “Top Albania Radio & Podcasts”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE