Direkt nga Korça, Luiz Ejlli shpreh emocionet para premierës: “I jam mirënjohës atyre që më ndryshuan jetën…”

vovalbania October 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Direkt nga Korça, Luiz Ejlli shpreh emocionet para premierës: “I jam mirënjohës atyre që më ndryshuan jetën…”

Mbrëmjen e sotme mbahet premiera e “Në kuadër të dashurisë” në qytetin e Korçës. Yjet e filmit dhe i gjithë stafi ndodhet sot atje për të dhuruar një natë spektakolare për të gjithë qytetarët atje. Pikërisht nga aty, një nga protagonistët e këtij filmi, Luiz Ejlli, ka qenë në një lidhje telefonike për emisionin “At The Movies”, i cili na ka folur më shumë për emocionet e tij dhe lidhjen me këtë qytet…

Sa i lidhur je me qytetin e Korçës, duke qenë se dhe një pjesë e mirë e xhirimeve të filmit janë kryer aty?

Korça është një magji më vete. Çdo ditë bëhet edhe më e bukur. E kam dashur gjithmonë. Shkodra ka qenë gjithmonë e lidhur me Korçën. Kjo për shkak të kulturës, artit, njerëzve, atmosferës. Zoti e bekoftë këtë qytet.

Cila ka qenë skena më me emocion për ty?

Siç dhe e kam thënë, unë nuk e kisha parë më parë filmin, por kam ngelur pa fjalë. Të duket sikur nuk e kupton kur je duke xhiruar, por kur lidhet e gjitha është një mrekulli. Është meritë e gjithë stafit, edhe atyre pas kamerave. Shihet rezultati në kinema, në sallat plot me njerëz. Jam mirënjohës atyre që më zgjodhën, Top Channel dhe Lorit që e mori këtë përsipër. Lori e ka treguar që ka vetëm sukses dhe kështu do të vazhdojë. Jam mirënjohës atyre që më ndryshuan jetën. Padyshim pa harruar edhe publikun, që vetëm dashuri e shëndet u uroj të gjithëve.

Me cilin person të ka shijuar më shumë bashkëpunimi, nga i cili ke mësuar më shumë?

Nga Rezart Gurashi, drejtori i fotografisë. Ka një jetë që merret me këtë punë. Më ka marrë me vete dhe më ka thënë disa fjalë, që shumë gjëra jemi të detyruar t’i lëmë pas në momentin që hyjmë në petkun e punës. Kjo është ajo që më ka thënë. Që të punojmë dhe ato inatet t’i lëmë anash. Ka pasur shumë profesionalizëm. Që unë nuk e kisha sepse nuk jam aktor. Por uroj t’i kem rënë në sy dikujt për një film tjetër dhe nuk do e refzoja. M’u hap një dritare e re ku m’u vunë në pah disa talente. Si unë ka shumë në Shqipëri që nuk u është dhënë ajo mundësi. Dhe do u them që ‘mos i humbisni shpresat’. Të gjithë e kanë një talent, ndoshta edhe të fshehur që nuk e dinë as vetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE