Olta, Luiz, apo Kiara/Kush mban ‘fronin’ në Instagram për këtë javë?!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Olta, Luiz, apo Kiara/Kush mban ‘fronin’ në Instagram për këtë javë?!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

10. Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Ajo ka treguar në Top Albania Radio se vazhdon të ruajë një shoqëri shumë të mirë me disa nga banorët edhe pas daljes nga shtëpia dhe përfundimit si eksperiencë. Së fundmi Dea ka qenë mjaft e komentuar në rrjet për shkak të veshjes së saj në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ajo ka humbur këtë javë 2 mijë ndjekës.

9. Në ndryshim nga java e kaluar, këngëtarja Nita Latifi ka rënë në numrin e ndjekësve. Ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.

8. Keisi Medini po ashtu ka pësuar rënie në ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka humbur 1 mijë fansa në rrjetin social dhe numëron 365K.

7. Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private. Edhe këtë javë ajo vazhdon të ketë rënie, pasi ka humbur 1 mijë ndjekës.

6. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij. Armaldo numëron sërish 122K ndjekës.

5. Ronaldo Sharka është një nga konkurrentët e këtij sezoni në “DWTS” së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother 2”. Këtë javë ai po ashtu nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron 200K.

4. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori po ashtu si Ronaldo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron 532K.

3. Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, pati një sukses me premierën e filmit vetëm pak ditë më parë. Në ndryshim nga java e kaluar, Luizi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe numëron 614K.

2. Në ndryshim nga java e kaluar, Kiara Tito ka zbritur në vend të dytë me 1 mijë ndjekës më shumë. Tashmë Kiarën e shohim çdo të diel në “DWTS Fan Club”.

1. Vendi i parë për këtë javë shkon për Olta Gixharin me plot 3 mijë ndjekës të shtuar nga java e kaluar. Nga 437 mijë ndjekës, tashmë aktorja numëron 440K.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE