Zbulohen dy opinionistet e para të “X Factor Albania”

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen dy opinionistet e para të “X Factor Albania”

Në moderimin e Alketa Vejsiut, talent-show “X Factor” do të rikthehet në ekranin e Tv Klan pas shumë kohe pauzë.

Ajo së bashku me Vera Grabockën do të qëndrojnë edhe këtë herë prapa këtij show, përmes të cilit do të kenë mundësi që të rinjtë të shpalosin talentin e tyre.

Sakaq, burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se dy opinionistet e para do të jenë dy këngëtaret e njohura, Arilena Ara dhe Bleona Qerreti.

Për këtë të fundit, nuk është hera e parë që mund të jetë në këtë pozicion, pasi Bleona ka qenë pjesë e këtij talent-show edhe vite më parë.

Surprizë është emri i Arilenës, e cila është produkt i këtij programi duke rrëmbyer çmimin e tij të parë në edicionin e dytë të, X-Factor.

Madje këngëtarja ka postuar në rrjetet e saj sociale edhe promon e programit, kështu që thashethemet se mund të jetë pjesë e tij, mund t’i konsiderojmë edhe të vërteta, sidomos pas pajtimit të saj me Alketa Vejsiun, e cila mbështeti Elvana Gjatën në festivalin e 58-të të këngës në RTSH. Ndërsa nga ana e Bleonës nuk kemi ende ansjë reagim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE