Zbuloni se kur do të prezantohet telefoni i ardhshëm i palosshëm nga Huawei!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni se kur do të prezantohet telefoni i ardhshëm i palosshëm nga Huawei!

Pas prezantimit të P50 Pocket dhe Pocket S, Huawei është duke u përgatitur për prezantimin e një pajisje tjetër të ngjashme, Pocket 2. Megjithëse kompania kineze nuk ka zbuluar shumë rreth telefonit të ri, thuhet se Pocket 2 do të duket shumë i ngjashëm me dy pajisjet e tjera të palosshme që kompania ka prezantuar së fundmi.

Data e prezantimit të modelit Pocket 2 do të jetë më 22 shkurt. Pajisja fillimisht do të prezantohet në Kinë, por disponueshmëria e saj mund të zgjerohet edhe në shumë rajone të tjera. Sipas raporteve nga kompania, Pocket 2 do të pajiset me procesorin Kirin 9000S të Huawei, së bashku me 12 GB RAM. Gjithashtu, do të mundësohet nga një bateri 4,520 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66 W dhe lidhje 5G. Ky model i ri do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra; të zezë, vjollcë, dhe të bardhë.

Sa i përket çmimit, Huawei ende nuk ka dhënë detaje.  Gjiganti i teknologjisë kineze, Huawei, është detyruar t’i japë përparësi Inteligjencës Artificiale para prodhimit të telefonave të tij premium Mate 60. Huawei përdor çipat Ascend dhe Kirin, por një garë globale për funksionalitetin e Inteligjencës Artificiale, ka shtyrë kompaninë kineze të fokusohet në krijimin e çipave me Al dhe të ndagalësojë prodhimin e telefonave Mate 60.

Kjo situatë ofron një paraqitje të rrallë të sfidave të kompanisë teksa punon për t’u rindërtuar që kur sanksionet e SHBA-së në vitin 2019 i ndërprenë qasjen në mjetet e avancuara të prodhimit të çipave. Këto sanksione nga shteti amerikan u vendosën për arsye të sigurisë kombëtare, mirëpo “gjymtuan” prodhimin e telefonave Huawei.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE