Arrihet marrëveshje për largimin e të huajve nga Gaza!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrihet marrëveshje për largimin e të huajve nga Gaza!

Egjipti, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën marrëveshje për të lejuar të huajt në Gaza, të largohen përmes pikës kufitare Rafah drejt Egjiptit. Një zyrtar i lartë egjiptian tha se Izraeli ra dakord të ndalë sulmet në zonat ku do të kalojnë të huajt, për t’u larguar prej Gazës së rrethuar. Edhe Katari u përfshi në negociata ndërsa u mor edhe miratimi i grupeve militante palestineze, Hamas e Xhihadi Islamik.

Një zyrtar tjetër në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah konfirmoi se kanë pranuar “udhëzime” për t’u rihapur pasditen e së shtunës për të huajt që shkojnë aty prej Gazës. Negociatat ende janë duke u zhvilluar për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë përmes kësaj pike kufitare.

Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti pasi nuk janë të autorizuar të flasin për mediat, siç raportoi agjencia e lajmeve, Associated Press. Izraeli urdhëroi evakuime masive të palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës për në jug.

Jordania vlerëson se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinezëve rrezikon ta çojë rajonin në “humnerën” e një konflikti më të gjerë. Ministri i Jashtëm, Ayman Safadi thotë se bllokimi i ndihmave humanitare në Gaza nga Izraeli, si dhe urdhri për t’u larguar nga shtëpitë, është shkelje “flagrante” e ligjit ndërkombëtar.

Deklaratat e Safadit kanë qenë më të ashprat e Jordanisë që prej shpërthimit të konfliktit një javë më parë, si pasojë e nisjes së sulmeve të befasishme të Hamasit në Izrael. Sipas kryediplomatit jordanez, vazhdimi i luftës rrezikon përhapjen e konfliktit edhe në fronte tjera, pasi “dhuna do të rezultojë me më shumë shkatërrim”.

Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë aleatë të Izraelit kanë ofruar mbështetje të fuqishme për luftën ndaj Hamasit, por shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell vuri në dukje se ushtria izraelite duhet t’iu japë më shumë kohë njerëzve që të largohen prej Gazës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE