Fotot nga paparaci/ Ja me kë zgjodhi ta shikonte filmin Arbana Osmani

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fotot nga paparaci/ Ja me kë zgjodhi ta shikonte filmin Arbana Osmani

Premiera e “Në Kuadër të Dashurisë” bëri bashkë VIP-at e vendit tonë, duke u shndërruar edhe në një pasarelë në tapetin e kuq.

Ajo që ranë sy të të gjithëve ishte mungesa e Arbana Osmanit në fillim të premierës, kur të gjithë artistët dhe të ftuarit kaluan në tapetin e kuq. Pasi në një event të tillë, aq më tepër që personazhet kryesorë të këtij filmi, Luizi dhe Olta, ishin pjesë e një “reality show” që moderatorja drejton, dhe prej andej lindi edhe ideja e filmit, ndaj prania e saj ishte e pritshme.

E teksa në media u përfol që ajo nuk ishte e pranishme, vetë Arbana e përgënjeshtroi këtë lajm, duke publikuar foto nga ky event.

Dhe në fakt, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë moderatoren e dashur për publikun, edhe ulur, ku përkrah saj ishte bashkëshorti, Eduart Grishaj dhe përkrah tij, moderator Eno Popi.

Ndërkohë që edhe në këtë event, Arbana kishte zgjedhur ta shijonte me mikeshën e saj të ngushtë, prezantuesen, Xhemi Shehu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE