Ina Kollcaku përplaset me Ilir Shaqirin: “Ky nuk është Big Brother!”

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ina Kollcaku përplaset me Ilir Shaqirin: “Ky nuk është Big Brother!”

“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Performancën e parë e bëri si një police trafiku, por sot Ina Kollçaku erdhi më sensuale se kurrë me një tango. Por, pas kërcimit, fokusi shkoi te konflikti me Eltionit dhe Ilirit. Sipas kryetarit të jurisë, balerini po komplekson Inën, ndërsa kjo e fundit ndërhyri ashpër.

Debati i tyre vijoi si më poshtë:

Iliri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.

Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua.

Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi.

Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars.

Iliri: Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar. Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë korit.

Ina: Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua.

Eltioni: Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet.

Iliri: Se ti ke kokrra shumë…

Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë.

Ina: Të mos flasë për Eltionin!

Valbona: Kur flas unë, ti mos fol.

Ina: Komunizmi ka mbaruar.

Valbona: Jo, nuk është komunizëm.

Ndërkohë, Olta u shpreh se Inës i shkon më shumë tango, ndërsa Lori kërkoi që të ketë më shumë pasion me partnerin. Në përfundim, Ina dhe Eltioni grumbulluan 24 pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE