Të pathënat e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari e ftuar sonte në “Më lër të flas”!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të pathënat e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari e ftuar sonte në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar të ftuarit special. Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar disa nga aktorët e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Sara Hoxha, Roerd Toçe, Luan Jaha dhe Ornela Ismaili për të treguar sekrete dhe të pathëna për filmin. Ama vetëm pak më parë u zbulua se e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme do të jetë Olta Gixhari për një rrëfim rreth prapaskenave të filmit “Në kuadër të dashurisë”, tek loja me Luiz Ejllin dhe jurinë e DWTS. Emocione, të qeshura dhe një kamera e fshehtë, e pazakontë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” javën e kaluar ka qenë Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002. Në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, Duka ka ardhur me një rrëfim ekskluziv me vëllezërit Veshaj. Theksojmë se është një ndeshje mjaft e rëndësishme për kualifikimin e kombëtares shqiptare të futbollit në kampionatin Euro 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE