Lufta Izrael-Hamas, ushtria izraelite: Garantojmë korridoret humanitare!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Izrael-Hamas, ushtria izraelite: Garantojmë korridoret humanitare!

Shkon në mbi 400 mijë numri i palestinezëve që lanë shtëpitë në Rripin e Gazës duke u zhvendosur brenda rajonit. Shifrën e jep Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Shumica e njerëzve nuk kanë akses në ujë të pijshëm. Furnizimi përmes rrjetit dhe funksionimi i impianteve pastruese ndalën. Njerëzit konsumojnë ujë nga puset bujqësore, çka sjell shqetësime serioze për përhapjen e sëmundjeve.

Ushtria izraelite ofroi mundësi të re për palestinezët që të braktisin veriun e Rripit të Gazës e të gjejnë strehim në jug. Një zëdhënës ushtarak izraelit publikoi një hartë që u tregon dy itinerare ku mund të kalojnë në orarin 10:00-16:00 me orën lokale apo 09:00-15:00 me tonën. Ato janë nga Beit Hanun e Khan Yunes.

Zëdhënësi i lartë ushtarak i Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, thotë se forcat e Tel Avivit po përgatiten për fazat e ardhshme të luftës. Palestinezëve në veri të Rripit të Gazës iu kërkon të evakuohen, duke theksuar se Izraeli është gati të sulmojë me “forcë të madhe”, siç raporton Times of Israel.

Në veri të Rripit të Gazës ende ka palestinezë që nuk janë evakuuar dhe për Izraelin, kushdo që zgjedh të mos largohet vë në rrezik veten dhe familjen e tij pasi nuk ka tërheqje nga sulmet intensive. Ushtria thekson se janë të dislokuar e shumë të përgatitur për fazat e ardhshme të luftës.

Ndërkaq, sulmet me raketa nga Gaza për në jug të Izraelit kanë rifilluar pas një pauze prej rreth 10 orësh. Komunitetet izraelite pranë Rripit të Gazës janë nën goditje. Vetëm dje në Ashkelon, qytet bregdetar në jug të Izraelit, Hamasi lëshoi ​​mbi 150 raketa.

Më shumë se 1 mijë e 300 ndërtesa janë shkatërruar plotësisht në Rripin e Gazës. Ky është bilanci i OKB-së, pas një jave bombardimesh intensive nga forcat izraelite. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se 5,540 apartamente “u shkatërruan”, ndërsa gati 3,750 të tjera u dëmtuan aq shumë sa janë të pabanueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE