“Po ndihem në siklet”- Pasi bëri lëmsh rrjetin, Vivi shfaqet në gjendje të rëndë emocionale

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po ndihem në siklet”- Pasi bëri lëmsh rrjetin, Vivi shfaqet në gjendje të rëndë emocionale

Vivien Thano bëri ‘lëmsh’ rrjetin disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo dhe reperi Getinjo i dhanë fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varuar nga bixhozi.

Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes.

Fansa të reperit kanë ofenduar Vivien dhe pikërisht për këtë arsye, Getinjo ka kërkuar nga të gjithë që të mos e komentojnë më ish-lidhjen e tij dhe mbi të gjitha, të “lenë rehat” personin që ka qenë në marrëdhënie me të.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve duket sikur Vivi nuk i ka përballuar dot, ndaj së fundmi është shfaqur në gjendje të rëndë emocionale në rrjetet e saj sociale.

“Po ndihem në siklet. Çfarë je duke bërë?!”, shkruan Vivien.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE