Presidenti turk Erdogan: Izraeli të lejojë ndihmën humanitare në Gaza përmes Egjiptit!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti turk Erdogan: Izraeli të lejojë ndihmën humanitare në Gaza përmes Egjiptit!

Ndërsa ushtria izraelite ofroi mundësi të re për palestinezët që të braktisin veriun e Rripit të Gazës dhe të gjejnë strehim në jug duke mundësuar dy itinerare ku mund të kalojnë deri në 15:00 me orën tonë, Izraeli akuzon  Hamasin se po i pengon njerëzit të zhvendosen. Zëdhënësi ushtarak izraelit, Richard Hecht përsëriti se për arsye sigurie, edhe në funksion të operacioneve të radhës në terren, “ata duhet të kalojnë në jug”. Më tej shtoi se e kuptojnë që kjo kërkon kohë, pasi është diçka komplekse, por janë  të vendosur të luftojnë me ashpërsi Hamasin, që Izraeli e cilëson “grup terrorist”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkon që Izraeli të lejojë ndihma humanitare në Gaza përmes pikëkalimit në Rafah me Egjiptin. Në Forumin vjetor të Biznesit dhe Ekonomisë Turqi-Afrikë në Stamboll, Erdogan u shpreh se e shqetëson mundësia që tensioni të rritet e të përhapet në rajon.

Xhamitë, spitalet dhe vendbanimet civile janë bombarduar dhe ne refuzojmë sulme të tilla, çka unë e shpreh hapur. Bllokada ka përkeqësuar situatën humanitare në Gaza duke e bërë rajonin më të prekshëm.

Erdogan shtoi se ndërprerja e energjisë elektrike, ujit, karburantit dhe ushqimit për dy milion njerëz në një zonë prej 360 kilometrash katrorë në Gaza është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Ndëshkimi kolektiv i popullit të Gazës në këtë mënyrë, vetëm sa do të rrisë problemin dhe do të shkaktojë më shumë lot dhe vuajtje.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian i bëri thirrje Izraelit t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë. Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin.

Grupi Hezbollah në Liban i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, ndaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE