“Unë nuk kam hyrë në “DWTS” që…”, Armaldo Kllogjeri reagon lidhur me komentet për performancën e tij në spektakël!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë nuk kam hyrë në “DWTS” që…”, Armaldo Kllogjeri reagon lidhur me komentet për performancën e tij në spektakël!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Mbrëmjen e djeshme kanë nisur edhe gjykimet më të ashpra të jurisë dhe debatet mes konkurrentëve për komentet lidhur me performancat e njëri-tjetrit. Për këto Armaldo Kllogjeri, i cili është një ndër konkurentët e këtij spektakli ka bërë një reagim në Instastory, ku ka treguar

Unë nuk kam hyrë në “DWTS” që të bëhem ekspert në balet. Kam hyrë të kënaqem, të joh njerëz të rinj. të mrekullueshëm dhe ta shijoj në mënyrën time. Kështu që komentoni si të doni se unë shyqyr s’kam komplekse dhe jam bërë imun nga komentet negative.

Përveç Sara Hoxhës, e cila kaloi në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë” vetëm pa partnerin e saj, Ledri Vulën, mungesa e të cilit mori shumë vëmendjen e të gjithëve edhe shumë VIP-a u shfaqën pa partnerët e tyre. Ndër ta ka qenë edhe Armaldo Kllogjeri, i cili në mungesë të bashkëshortes së tij ishte shoqëruar me balerirën profesioniste të “DWTS”. Për këtë Armaldo ka bërë një postim në Instagram, ku ka etiketuar edhe Sarën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE