Tregtonte mallra kontrabandë e nuk deklaronte të ardhurat, një 41-vjeçar në kërkim në Tiranë!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tregtonte mallra kontrabandë e nuk deklaronte të ardhurat, një 41-vjeçar në kërkim në Tiranë!

Një 41-vjeçar u shpall në kërkim  nga Policia e Tiranës, pasi tregtonte mallra kontrabandë në një biznes në rrugën “5 Maji” dhe nuk deklaronte të ardhurat që përfitonte. Tre persona u shpallën në kërkim.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Triple”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi A.D., 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E.M., 30 vjeç, Sh.D., 41 vjeç dhe A.Gj., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit në disa biznese në pronësi të shtetasit A. D., në të cilat ishin të punësuar tre shtetasit e proceduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre, për të cilat nuk deklaroheshin të ardhurat e përfituara prej tyre.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E.M., ishte punësuar në një nga këto biznese, në mënyrë të paligjshme, nga 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE