Elsa Lila, Samanta Karavella, Besa Kokëdhima… në garë për Festivalin e RTSH…

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elsa Lila, Samanta Karavella, Besa Kokëdhima… në garë për Festivalin e RTSH…

Thuhet se Festivali i RTSH do të ketë shumë emra “big” të muzikës shqiptare.

Fillimisht do të kemi një rikthim të Elsa Lilës, e cila u shpall fituese vitin e kaluar me këngën “Evita” por do të kthehet këtë vit me një tjetër produksion të titulluar “Mars”.

Elsa Lila është një produkt i këtij festivali pasi në vitet ‘96-‘97 ka fituar për dy vite radhazi çmimet e para të tij.

Samanta rikthehet pas shumë vitesh në festival. Me mbarimin e Etheve të së Premtes këngëtarja u ngjit në skenën e festivalit, por tani rikthehet me një këngë ritmike në skenën e festivalit të madh. Kënga e saj mban titullin “Jetike”.

Besa Kokëdhima është një tjetër emër surprizë që na kishte munguar në skenë, por që me siguri do të ketë një prezantim dinjitoz, ashtu siç vetëm Besa di të dhurojë.

Pak kohë më parë Kryefjala.com bëri me dije se në festival do të merrte pjesë Vesa Luma, Vesa Smolica, Ardit Çuni, Blerina Braka, etj.

Burimi: /Kryefjala

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49683 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE