Punëtori indian humbi jetën në fabrikën e aluminit në Elbasan, arrestohen 3 persona

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Punëtori indian humbi jetën në fabrikën e aluminit në Elbasan, arrestohen 3 persona

Tre persona janë vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë në fabrikën e aluminit në Elbasan, ku ndërroi jetë një shtetas indian pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune.

Për këtë rast, policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës.

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE