“Jam e traumatizuar”- ish banores së Big Brother i bastisin shtëpinë

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam e traumatizuar”- ish banores së Big Brother i bastisin shtëpinë

Ish banorja e “Big Brother 9”, Gerta Shino, vazhdon ende të jetë një nga personazhet më të ndjekur që pas daljes nga programi.

Ajo tashmë numëron qindra mijëra ndjekës në Instagram, të cilin e ka kthyer në një blog.

Gerta ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj e së fundmi ka ndarë me ndjekësit një lajm aspak të mirë.

E tmerruar, ajo ka treguar se privatësia e saj dhe e familjes së saj është cënuar sërish, pasi mesa u kuptua nga postimi i saj, hajdutët i kanë bastisur shtëpinë.

“Dicka e tmerrshme na ndodhi dje ne dark! Heren e kaluar menduam se “hajduti” qe u fut ateher ne shtepi ishte dicka rastesore dhe qe sdo na ndodhte me, derisa dje ne darke na u dhunua prap privatesia jone! Dhe gjerat qe beri dje si ben asnje njeri normal! Gjithsesi kur te ndihem pak me mire, sepse momentalisht jam e traumatizuar dhe se kuptoj se pse ne!?, do ju tregoj me shume detaje se cfare ndodhi!”- ka shkruar ish konkurrentja.

Më pas Gerta bëri me dije se për fat, të gjithë familjarët janë shumë mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE