Pse mungoi Ledri në premierë? Reagon Sara dhe tregon vendimin që ka marrë

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse mungoi Ledri në premierë? Reagon Sara dhe tregon vendimin që ka marrë

Mungesa e Ledrit në premierën e “Në kuadër të Dashurisë” është diskutuar pafund ditët e fundit.

Së fundmi e ftuar në “Më lër të flas”, Sara Hoxha është pyetur sërish rreth kësaj çështje, por e ka kaluar shumë ftohtë.

“Nuk dua të flas për këtë temë. Nuk dua t’i jap llogari askujt. As ty”.

E pyetur nga moderatorët nëse gjërat mes tyre janë në rregull, Sara ka mbyllur një herë e mirë këtë temë duke u shprehur:

“Çdo gjë është ok, nuk keni përse shqetësoheni”.

Kujtojmë që më herët Zamira Kita, e ftuar në “Wake Up” i dha fund dilemës e cila lidhet me mungesën e Ledrit në promovimin e “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Sara, partnerja e tij, luante rolin e Arias.

E pyetur nga Eni Shehu se cila ishte arsyeja e mungesës së Ledrit, Zamira u përgjigj: “E pyeta Sarën, por Ledri nuk kishte mundësi që të vinte. Sigurisht, ata kanë shumë ngarkesë, aktivitete, data”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE