Albi Nako nuk i kursen kunjat për jurinë e DWTS: “Iliri dhe Lori…”

vovalbania October 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albi Nako nuk i kursen kunjat për jurinë e DWTS: “Iliri dhe Lori…”

Koreografi i njohur, Albi Nako, ishte sot i ftuar në emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”, ku komentoi natën e dytë të spektaklit më të madh të kërcimit.

Teksa moderatorja e njohur, Kiara Tito, po e prezantonte, ajo tha se “Albi është plot kritika, ka marrë një bllok me shënime dhe çfarë nuk ka për të thënë”.

E në fakt ashtu ishte, pasi koreografi pati rezerva për puntatën dytë të DWTS.

“Duke u nisur nga puntata e dytë, të jem i sinqertë pashë një puntatë më të zbehtë se natën e parë. Pretendimi është që kasti duhet të jetë gjithnjë në rritje nga java në javë. E kam për përformancat. Është një kast që i shoh pak që kanë ca gjëra të personalizuara me njëri-tjetrin, hatërmbetje të mbartura prej kohësh, e kjo bën që të dalin nga konteksti dhe roli që kanë. Flas për VIP-at, yjet që janë të shoqëruar nga balerinët. 

Një koreografi apo një vepër arti, unë do ta metaforizoja si ‘fustani i një gruaje’, që do të thotë mjaftueshëm i gjatë për të mbuluar subjektin dhe po aq i shkurtër sa për të zgjuar interesin. Ishin numra që kur unë prisja të kishin një zhvillim, një kulminacion, ato mbylleshin. E dashje padashje ndoshta kjo bën që balerinët dhe VIP-at mos t’a çojnë mendimin në fund”, tha Albi Nako.

Ndërsa duke komentuar jurinë, Nako pati një vrenjtje për Ilir Shaqirin dhe Lori Balën.

“Ndërsa për jurinë, me gjithë respektin për të katërt se kemi punuar, është një juri që mund të thoja deri diku dy skajet e jurisë, Olta dhe Valbona, mund të jenë më interesant. Pa përjashtuar edhe Ilirin dhe Lorin. Por këta të dy, po flas për Ilirin dhe Lorin, duke qenë shumë profesionistë në këtë fushë, kam një përshtypjen time që profesionalizmin e tyre, ata duan me doemos t’a ngulitin në mendjen e publikut. Gjë që dashje padashje i bën ata të dalin ndonjëherë nga roli dhe konteksti i tyre. Vë re shpesh në juri ‘bravo të lumtë, ulu 4’ dhe ‘nuk ishe fare mirë sot, ulu 10’. Këtë nuk arrij ta kuptoj mirë tek juria. Duhet të jenë më koherent në mënyrën se si gjykojnë, kur nuk je mirë kjo duhet të shkojë e barabartë me notën që jep”, tha Nako.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE