Futbollistja më e bukur në botë, Alisha Lehmann tregon emrin e VIP-it që e ngacmuar me mesazhe!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në fushë për të fituar, sonte Shqipëri-Çeki në Air Albania!

Një nga futbollistet më të njohura në botë, Alisha Lehmann, në një intervistë për kanalin zviceran në YouTube, Shirin Devin, zbuloi se fitimet dhe famën e madhe ia detyron rrjeteve sociale, nga të cilat është e varur, ndryshe nga futbollistët meshkuj të cilët kanë paga shumë më të larta. Ajo ka thënë se përmes sponsorëve merr rreth 260 mijë euro për çdo foto të publikuar, ndërsa e pyetur se kush është personi më i njohur që e ka kontaktuar, ajo është përgjigjur:

Drake. Më ka dërguar një mesazh një ditë më parë dhe më ka kërkuar fanellën.

Pas kësaj, ajo tha gjithashtu se një yll me famë botërore e ka kontaktuar dhe i ka ofruar 100 mijë euro për një natë. Ajo e refuzoi dhe tha se ishte një ofertë turpësisht e ulët.

Nuk do të tregoj se kush është, por ai është pak budalla. Unë i kam ato mesazhe në celular, por nuk i jam përgjigjur. Nuk jemi takuar asnjëherë, kemi qenë në të njëjtin event.

Lehmann është një anësore 27-vjeçare. Ajo luan për Aston Villan angleze dhe kombëtaren e Zvicrës dhe ndiqet nga mbi 15 milionë njerëz në Instagram. Alisha e deklaron veten biseksuale, ndaj për një kohë u takua me shoqen e skuadrës, Ramona Bachman si dhe me futbollistin e Aston Villa, Douglas Luiz.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE