Çfarë ndodhi? Meritoni fjeti në një shtrat me Riken dhe Rozën!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Meritoni fjeti në një shtrat me Riken dhe Rozën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Loja e rezistencën ka lidhur bashkë me qese plastike banorët në çifte e një ndër ta ka qenë Meritoni dhe Rike. Për shkak se ata e vazhduan sfidën deri në fund ishin të detyruar të flinin bashkë ashtu të lidhur me njëri-tjetrin po në të njëjtin krevat me Rozën. Kjo nuk mund të mos komentohej dhe nga Roza, e cila nuk e beson faktin se po fle me Meritonin në një krevat.

Roza: Fantazi bre! Epo Meriton Mjekiqi që të flija në shtrat me ty zemra ime, kushedi sa goca do thonë ahhh…

Rike: Edhe këtë e bëmë, unë, Roza dhe Meritoni duke fjet

Roza: Unë po them do më keni zili disa shoqe jashtë shtëpie

Meritoni: Lajmi i vitit

Roza: Meritoni duke fjet në shtrat me Riken dhe Rozën

 

Prej ditës së parë në “BBV3” një nga debatet e para ka qenë ai i Rozës me Ledjonën dhe grindjet e tyre më pas kanë qenë të shumta, duke u quajtur edhe ‘rivale’. Ama për shkak të një sfide nga Vëllai i Madh Roza dhe Ledjona janë detyruar, për shkak të zgjedhjes së Erjolës, si lidere e shtëpisë, të lidhen me ngjitës me njëra-tjetrën duke formuar një dyshe për lojën dhe që të vinte kjo ditë as ne dhe as vajzat nuk e kishin menduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50397 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE