Nili është lumi më i gjatë në botë?! Një ekspeditë braziliane po vë në dyshim çdo gjë!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nili është lumi më i gjatë në botë?! Një ekspeditë braziliane po vë në dyshim çdo gjë!

Cili është lumi më i gjatë në botë? Enciklopedia Britannica dhe Rekordet Botërore Guinness i kanë dhënë Nilit në Afrikë titullin “lumi më i gjatë në botë”. Por një ekspeditë braziliane në lumin e Amazonës, po vë në dyshim çdo gjë. Udhëheqësi 55-vjeçar i ekspeditës, Yuri Sanada tha se:

Nili është si një krimb dhe Amazona është një anakonda. Që është lumi më i madh dhe me më shumë vëllim në botë, kjo është e sigurt, por do të vërtetojmë se është edhe lumi më i gjatë në botë.

Dilemat për gjatësinë vijnë kryesisht nga çështja se ku fillon Amazona. Gjithmonë është menduar se lumi nis nga burimet e lumit Apurimac në Perunë jugore, por së fundmi shkencëtarët po pretendojnë se kanë zbuluar një burim lumi më të largët, në Perunë Veriore. Zbulimi i burimit të ri shton 77 kilometra në gjatësinë e Amazonës. Megjithatë, përveç çështjes së gjatësisë, ekspedita ka synime edhe më të mëdha për të dokumentuar dhe për të zbuluar plotësisht biodiversitetin e pasur të pyjeve tropikale të Amazonës.

Nili, i cili rrjedh nëpër Afrikën verilindore përpara se të arrijë në Detin Mesdhe nëpërmjet Egjiptit, gjithashtu përballet me debate rreth burimit të tij. Pas përfundimit të ekspeditës, një dokumentar dhe një film pritet të debutojnë në vitin 2026. Ndër të tjera, përmes ekspeditës besohet se mund të nxitet turizmi ndërkombëtar, si dhe të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës së jashtëzakonshme të Amazonës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50107 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE