Vidhnin në sportelin e Spitalit Durrës kapen “skifterët”!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vidhnin në sportelin e Spitalit Durrës kapen “skifterët”!

Disa grabitje të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë këtij viti në sportelin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa tani, policia njofton për dy persona të arrestuar, me banim në Kuçovë dhe Elbasan. Uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë hetimeve kanë mundur të dokumentojnë se dy të prangosurit e moshave 64 e 65-vjeç janë autorë të 8 grabitjeve. Ata kanë mundur të marrin portofolë, celularë e të tjera sende nga personat që prisnin në radhë për të marrë shërbimin.

Njoftimi i policisë: 

N.L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe N. I., 64 vjeç, banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 8 vjedhjeve të portofolave me shuma parash, dhe të celularëve të personave të ndryshëm të cilët prisnin për të marrë shërbimet, në sportel. Siç shihet edhe nga pamjet, ata futen mes turmës në sportel, duke iu grabitur atyre sende me vlerë. Nga hetimet ka rezultuar se të dy ata janë dënuar si autorë të disa vjedhjeve të mëparshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE