11 dronë të rinj për Shqipërinë nga Britania/ Në aeroportin e Rinasit do të ngrihet një qendër policore!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
11 dronë të rinj për Shqipërinë nga Britania/ Në aeroportin e Rinasit do të ngrihet një qendër policore!

Policisë Kufitare Shqiptare i janë shtuar 11 dronë të rinj me kamera termike për të kontrolluar kufirin tokësor dhe detar me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Dronët erdhën si dhuratë nga qeveria britanike e cila ka si qëllim rritjen e kapaciteteve të policisë shqiptare. Më herët me fondet e qeverisë britanike u ndërtua dhe Komisariati i ri i Rinasit ku tashmë britanikët do të asistojnë edhe me ekspertizën e tyre.

Në aeroportin e Rinasit falë bashkëpunimit mes 2 qeverive do të ngrihet një qendër policore ku do të funksionojë një task-forcë e përbashkët e emigracionit e cila do të jetë përgjegjëse për koordinimin e masave operacionale kundër emigrantëve të paligjshëm të cilët kanë tentuar apo kanë kaluar në Britaninë e Madhe.

Task-forca e cila do të ketë policë shqiptarë dhe britanikë do të analizojë rastet me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që kontrabandojnë shqiptarë me gomone apo kamionë drejt Britanisë apo grupe më të sofistikuara që falsifikojnë dokumente me qëllim final mbërritjen në Britani.

Edhe para ngritjes së kësaj task-force bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë i frytshëm. Sipas ministrit të Jashtëm britanik James Cleverly  ky bashkëpunim ka ulur 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE