Çfarë ndodh me Luizin? Zbulohet lista e artistëve që do të konkurrojnë në Festivalin e Fundvitit

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodh me Luizin? Zbulohet lista e artistëve që do të konkurrojnë në Festivalin e Fundvitit

RadioTelevizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit: Festivali 62 i Këngës në RTSH.

Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore.

Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.

Ashtu si kemi raportuar më herët FEST 62 rikthen për të dytin vit radhazi Elsa Lilën.

Nga ana tjetër disa media kanë aluduar për një pjesëmarrje të mundshme të Luizit. Por Vip Magazine ka raportuar se këngëtari do të ngjitet në skenë vetëm në natën e nostalgjisë.

Lista e shumëpritur e Artistëve të përzgjedhur për Edicionin 62 të Festivalit të Këngës:

  • Besa Krasniqi – Esenciale
  • Eldis Arnjeti – Një kujtim
  • Elsa Lila – Mars
  • Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
  • Jasmina Hako – Ti
  • Jehona Ponari – Evol
  • Olimpia Smajlaj – Asaj
  • Sergio Hajdini – Uragan
  • Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
  • Tri Gjoci – Në ëndërr
  • Martina Serreqi – Vetëm ty
  • Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
  • Festina Mejzini – Melos
  • Mal Retkoceri – Çmendur
  • Michela Paluca – Për veten
  • Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
  • Stivi Ushe – Askush si ty
  • Kleansa Susaj – Pikturë
  • Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
  • Kastro Zizo – 2073
  • Andi Tanko – Herë pas here
  • Anduel Kovaci – Nane’
  • Arsi Bako – Zgjohu
  • Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
  • Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
  • Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
  • Olsi Ballta – Unë
  • Troy Band – Horizonti i ëndrrave
  • Samanta Karavello – N’majë
  • Luan Durmishi – Përsëritja
  • Sardi Struga – Boshatisur
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50518 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE