25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Peleshi: Të vendosur ta mbajmë elitare këtë forcë!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Peleshi: Të vendosur ta mbajmë elitare këtë forcë!

U kremtua sot në Repartin e Zall Herrit 25 vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Presidenti Bajram Begaj, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Arben Kingji.

Në fjalën e tij, Ministri Niko Peleshi vlerësoi arritjet e këtij Batalioni, që sipas tij tashmë është i mirëpajisur me mjete moderne dhe që mbart me vete një eksperiencën në operacione ushtarake jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në misionet e NATO-s, BE e Kombeve të bashkuara jashtë vendit.

Teksa kujtoi një prej heronjve të kësaj force, Feti Voglin, Z. Peleshi tha se “Ky rrugëtim ka pasur shumë djersë, shumë mund, shumë sakrifica por në thelb ka qëndruar dashuria juaj për Atdheun, dashuria për flamurin, vetmohimi. Ky është thelbi që e ka bërë këtë Batalion të jetë sot modern, i ndërveprueshëm dhe dinjitoz krahas aleatëve tanë të NATO-s”.

“Stërvitja më e madhe në Ballkan e Forcave Speciale “Strong Balkan 2023” që do të organizohet në vendin tonë është tregues i qartë i pjekurisë dhe arritjeve që ky Batalion së bashku me kompanitë e tjera të Regjimentit kanë arritur në vite. Ne jemi të vendosur që ta mbajmë elitare këtë forcë, të investojmë më tepër, ta bëjmë atë më atraktive, ta rritim në numër, të rritim shpërblimin jo vetëm material, por edhe atë moral, duke rritur prestigjin e saj”, theksoi Ministri Peleshi.

Duke sjellë në vëmendje situatën e krijuar në rajon e Evropë, Ministri i Mbrojtjes u angazhua para efektivëve të Batalionit të Forcave Speciale për shtimin e numrit të këtyre forcave, ashtu sikundër edhe për rritjen e mbështetjes financiare dhe vijimin e modernizimit të FA.

Në fjalën e tij Presidenti I Republikës Bajram Begaj tha se “ky Batalion ishte përpjekja jonë e parë për t’u bërë aso kohe pjesë e Aleancës më të suksesshme ushtarake në Botë dhe rezultoi me sukses”.

Presidenti tha se “Roli dhe kontributi i forcave të armatosura në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Prandaj investimi te ju, është investim direkt te siguria e vendit, tek e ardhmja jonë e përbashkët”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE