Deklaroi se iu vodhën 100 mijë euro, ar dhe armë, ja çfarë tha Policia e Kosovës për rastin e Mozzik

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi epik i Mozzik kur fansi i tij shan partnerin e ri të Loredanës (Video)

Ditën e djeshme Mozzik njoftoi ndjekësit me anë të një postimi në Instagram se shtëpia e tij u bastis nga hajdutët.

Reperi ka deklaruar se ata i kanë vjedhur 100 mijë euro para, orë, unaza, zinxhirë ari si dhe reth 15 armë me leje.

Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në polici është hapur si “vjedhje e rëndë”, ndodhur me datën 15 tetor.

Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, teksa nuk njoftohet për identifikimin e arrestimin e ndonjë të dyshuari.

“VJEDHJE E RËNDË/ Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Në postimin që ka bërë në Facebook, reperi ka uruar që kjo vepër penale të zbardhet nga Policia e Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE