15-vjeçari në spital pas konsumimit të tullumbaces me azot, 3 në pranga në Fier!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
15-vjeçari në spital pas konsumimit të tullumbaces me azot, 3 në pranga në Fier!

Në Fier, një 15-vjeçar përfundoi në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot dhe që dyshohet se e kishte blerë në një lokal. Për pasojë, tre persona ranë në pranga në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”. Në katin e parë të një lokali që e kishin përshtatur për përdorim droge e për shitjen e tullumbaceve me azot, reklamonin lojëra me kompjuterë për fëmijë dhe adoleshentë. Policia bllokoi mjedisin që përdorej për këto veprimtari kriminale.

Një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tullumbace që shërbenin për t’i mbushur me azot dhe sende të tjera të jashtëligjshme u sekuestruan.

Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, si dhe shtetasi E.L., 24 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R.X. kishte përshtatur katin e parë të lokalit për përdorim droge e në bashkëpunim me shtetasit G.X dhe E.L., ata i shisnin adoleshentëve, nxënësve të shkollave 9-vjeçare, tullumbace me gaz azot. Si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë.

Gjatë kontrolleve, këta 3 shtetas u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalitl.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tullumbace që shërbenin për t’i mbushur me azot, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tullumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi.

Këta shtetas dyshohet se prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tullumbace me lëndë të rrezikshme për shëndetin e tyre (Azot), kundrejt vlerës 350 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE