Megi Pojani acarohet me konkurrentin: O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë (VIDEO)

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Megi Pojani acarohet me konkurrentin: O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë (VIDEO)

Për’puthen” vijon të krijojë zhurmë në rrjet dhe një ndër personazhet që padiskutim ka thyer “rregullat” e moderimit është Megi Pojani, e cila duket se është e vendosur të mos tolerojë asnjë lloj padrjetësie në këtë program dhe shkopi i shkon më së miri.

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka ardhur sërish tepër e tensionuar mes djemve dhe vajzave që luftojnë për të gjetur dashurinë e tyre.

Gjithçka duket se ka nisur në momentin që djemtë kanë sulmuar gjatë gjithë kohës Aurelin, duke bërë që ai të heqë mikrofonin. Lidhur me këtë, Megi ka reaguar ashpër në momentin që Orjani shprehet se Megi po bën avokatin mbrojtës së Aurelit.

“Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani. Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson”, shprehet Megi.

Më tej ajo është nervozuar, teksa Orjani e ndërpret dhe flet mbi zërin e saj, duke thënë: “O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë”?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE