Parashikimi për sot, mot me vranësira e reshje shiu/Mos i ndani çadrat!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi për sot, mot me vranësira e reshje shiu/Mos i ndani çadrat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale te pakta kthjellimesh. Ka reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formë shtrëngatash, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Po ashtu ka mjegullinë e shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e  me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, era bëhet relativisht intensive e me shpejtësi 7-10 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/16
Re shi

Kukës
8/11
Re shi

Lezhë
12/14
Re shi

Dibër
7/9
Re shi

Durrës
15/20
Re shi

Tiranë
14/19
Re shi

Elbasan
15/18
Re shi

Berat
14/21
Re shi

Vlorë
14/20
Re shi

Korçë
9/10
Re shi

Gjirokastër
9/19
Re shi

Sarandë
15/20
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE