Del në ankand Ford Capri tërësisht i rinovuar!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del në ankand Ford Capri tërësisht i rinovuar!

Një Ford Capri, plotësisht i restauruar, po shitet në platformën online të shitjeve, eBay për 16,126 euro. Modeli i viteve të 80-ta i punuar në argjend Zermatt, përshkruhet si i mrekullueshëm. Thuhet se ka pasur vetëm tre pronarë të mëparshëm, ndërsa gjatë javëve të fundit është rinovuar i tëri.

Bëhet e ditur se, ka pësuar ndryshime në rrota, pompën e ujit dhe pjesën e brendshme për ndryshimin e së cilës janë shpenzuar afro 8 mijë euro. Por, ky lajm nuk është i vetmi i kohëve të fundit nga Ford Capri. Edhe edicioni special i Ford Capri me kilometrazh të ulët, u cilësua mjaft i veçantë nga ekspertët e makinave.

I përshkruar si i pabesueshëm, edicioni special Laser ka arritur mbi 11 mijë kilometra. Gjithashtu, edhe një model tjetër i rrallë nga Ford, i konsideruar si i fundit i llojit të vet, i njohur për fuqinë mbresëlënëse prej 200 kuaj fuqi, është në shitje në ankand. Njihet për fuqinë mbresëlënëse të tij prej 200 kuaj fuqi.

Rikujtojmë, se së fundmi Ford ka bërë të ditur se do të përgjysmojë prodhimin e planifikuar të kamionëve elektrikë F-150 Lightning vitin e ardhshëm. Siç raportohet nga portali Automotive News, duke cituar një dokument të Ford-it dërguar furnitorëve, Ford do të prodhojë 1600 njësi në javë duke filluar nga janari. Theksojmë se kompania amerikane e makinave fillimisht kishte planifikuar të prodhonte 3200 në javë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE