Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Tiranë/Shefi i Elizesë: Rroftë miqësia franko-shqiptare!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Tiranë/Shefi i Elizesë: Rroftë miqësia franko-shqiptare!

Për herë të parë, vendin tonë po e viziton një president i Republikës së Francës. Nga mbrëmë, në vendin tonë po qëndron Emmanuel Macron, në nder të të cilit nga kryeministri Edi Rama u organizua një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave, me miqtë e Francës.

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, shefi i Elizesë iu drejtua të pranishmëve me një mesazh në gjuhën shqipe, duke theksuar se gotën e tij po e ngre për vizionin entuziast që kanë për vendin tonë. Macron vlerësoi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Francës.

Për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta dhe kaq të veçanta që na bashkojnë, për Europën! Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare!

Po në mjediset e Pallatit të Brigadave, më herët Macron i dorëzoi shkrimtarit të madh, Ismail Kadare “Gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”.

Si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë e Francës, kam nderin t’ju ngre në Gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit.

Ndërkaq, sot presidenti francez Emmanuel Macron do të pritet nga homologu Bajram Begaj. Së bashku do të kenë një takim kokë më kokë, por më herët i rezervohet një pritje shtetërore.

Axhenda zyrtare:  

08:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Më pas, Macron i drejtohet Kryeministrisë për bisedime me kryeministrin Rama.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49266 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE