Cristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik?! Reagon ambasada e Iranit!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik?! Reagon ambasada e Iranit!

Ditët e fundit ka pasur aludime se Cristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik, sapo të shkelë në tokën iraniane. Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran. Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman. Së fundmi ambasada iraniane në Spanjë ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje.

Ne mohojmë rreptësisht se ka pasur një vendim gjykate kundër një atleti ndërkombëtar në Iran.

Rikujtojmë, se së fundmi vokatët e Kathryn Mayorga që akuzoi Ronaldon për përdhunimin e saj, e kanë çuar futbollistin përsëri në gjykatë në një përpjekje për të marrë miliona të tjera para. Lojtari i kishte paguar Kathryn 375,000 dollarë për heshtje. Ajo kishte pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në qershor 2009, gjë që futbollisti e mohoi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49317 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE