Rrjeti i ndarë për reagimin e babait të Heidit, krahasimi me Sabianin dhe Keisin

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrjeti i ndarë për reagimin e babait të Heidit, krahasimi me Sabianin dhe Keisin

Deklarata e babait të Heidit, shqiptares që la Grande Fratellon një ditë më parë për shkak të kritikës së tij kanë sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Në faqen zyrtare të Grande Fratello në Itali, shumë ndjekës kanë kritikuar ashpër gjestin e babait të saj, duke e cilësuar si dhunë ndaj saj.

Por shumë të tjerë kanë përkrahur qëndrimin e tij. Heidi ndodhej në një situatë të komplikuar në shtëpi, duke qenë se një aktor 20 vite më i madh se ajo, ushtronte vazhdimisht trysni ndaj saj duke kërkuar një romancë me 26-vjeçaren.

Pikërisht mosha, ishte edhe një nga pikat që ceku i ati duke iu drejtuar Heidit se nuk ka ditur t’i vërë kufinj një burri që është edhe më i madh se ai në moshë. Ai tha se kjo situatë kishte ndikuar në shëndetin e nënës së saj, dhe i kishte premtuar asaj se do e merrte të bijën në shtëpi.

Heidi u përlot dhe e përqafoi babain duke i kërkuar ndjesë, dhe la spektaklin duke u larguar një muaj pas fillimit të tij. Kanë qenë të shumtë komentet në rrjetet sociale që e kanë krahasuar këtë situatë me atë të Sabianit dhe Keisit një vit më parë.

Këngëtari u fut në BBVA për të kundërshtuar lidhjen e Keisit me Kristin, duke thënë se ai nuk bën për të bijën. Pavarësisht kësaj, pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi, Sabiani ndryshoi totalisht mendim për Kristin pas njohjes, duke e mbështetur edhe pasi vajza e tij vendosi të ndahej prej tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE