U bë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare, Robert De Niro tregonn ndjesitë e tij!
Së fundmi Robert De Niro ka dhënë një intervistë dhe ka folur për detyrimet e reja që ka pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij. Aktori 80-vjeçar ka folur për “Guardian” dhe ka përmendur fëmijën e tij të shtatë, vajzën e tij, Virginia Gia, e cila ka lindur në prill. Në lidhje me rritjen e fëmijëve, aktori tha:
Nuk bëhet më e lehtë. Është ajo që është dhe kjo është në rregull. Domethënë, nuk bëj asgjë shumë të lodhshme. Unë jam aty për të mbështetur të dashurën time. Ajo bën të gjithë punën e vështirë. Por kemi edhe ndihmë, e cila është shumë e rëndësishme.
I pyetur nëse ylli po e shijon atësinë, aktori u përgjigj:
Sigurisht që po. Me një fëmijë gjithçka është ndryshe, fëmijët e mi të rritur dhe nipërit e mbesat e mia. Tani gjithçka është ndryshe.
Ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott sollën në jetë vajzën Drena, tashmë 51-vjeçe. Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael, 46-vjeç. De Niro ka djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot 25-vjeç dhe vajzën Helen 11-vjeçe me ish-bashkëshorten Grace Hightower.