Vizita e Macron në Shqipëri, Rama e përcjell në Rinas: Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President!!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Vizita e Macron në Shqipëri, Rama e përcjell në Rinas: Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President!!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përfunduar vizitën zyrtare në Shqipëri.

Lideri francez është përcjell me një përqafim të ngrohtë nga kryeministri Edi Rama në aeroportin e Rinasit.

“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President.

Rroftë Shqipëria dhe rroftë Franca”- shkruan Rama.

Në krah të kryeministrit Rama, gjatë konferencës së përbashkët, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, e ka quajtur gabim mungesën e vizitave zyrtare të Presidentëve të Francës që prej vitit 1912 në Shqipëri.

Ishte një formë rregullimi i gabimit kjo vizitë. Një formë riangazhimi i marrëdhënies tonë”, tha Macron.

Ndërsa Rama tha se vendeve të Ballkanit, duhet t’u jepet mundësia e ribashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, Macron, u shpreh i bindur se vendi i Shqipërisë është në Evropë, duke thënë se tashmë është ankoruar në BE.

“Nuk duhet lënë që të bëhet ankth dhe pasiguri. Në kushtet kur autokracitë po marrin avantazh në raport me demokracitë , jam shumë i lumtur që presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës”, tha Rama.

“Shpreh se po jetojmë një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Evropa, po hyjmë në një erë të re, të bashkimit të kontinentit tonë. Jemi në një moment ku duhet të ju japim civilizim historik, e ardhmja juaj është në Evropë”, tha Macron.

Macron, thotë se ka qenë ai që ka penguar procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian në vitin 2019, por shton se këtë e ka bërë pasi sipas tij, po ndodhte një proces indiferent dhe hipokrit.

“Data e prerë është kundër kësaj fryme. Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më shumë gjyshër dhe nipër, ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Evrope”, tha Macron.

“Shqipërisë nuk i intereson një datë. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE. Ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë”, tha Rama.

Kur Rama përmes një batute shprehu ambicjen e Shqipërisë për të thithur investitorët, Macron përmendi dhe disa nga fushat në të cilat Franca e ka fokusin për të nxitur investime. Nga Tirana, Macron ka premtuar 600 mln euro mbështetje për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.

“80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani. Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët, sa një këmbë e Mbappes. Por janë shumë krahasuar me disa vjet më parë kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappes. Tani do luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappes”, vijoi Rama.

“210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027. Gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut”, tha Macron.

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme Macron tha se Franca po bën gjithçka për lirimin e pengjeve atje dhe po ashtu shtoi se terrorizmi duhet luftuar.

Ky moment i vështirë për popullin izraelit, civilet palestinez dhe gjithë zonën, tregon se ata që besuan se kjo ështe çështje ekonomike, harruan që ishte edhe politike. Mbështes vullnetin e Izraelit për t’u mbrojtur nga grupet terroriste. Jemi përpjekur të dallojmë Hamasin nga autoritetet palestineze dhe civilët palestinez

Macron mbërriti në Tiranë një ditë më parë dhe e nisi vizitën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49548 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE