Vritet autori i sulmit terrorist në Belgjikë/Në Bruksel, alarmi në nivel maksimal!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vritet autori i sulmit terrorist në Belgjikë/Në Bruksel, alarmi në nivel maksimal!

Konfirmohet se është vrarë terroristi i dyshuar për sulmin e mbrëmshëm në Bruksel me dy viktima, shtetas suedezë.  Xhihadisti që me kallashnikov hapi zjarr në qendër të kryeqytetit belg arriti të arratisej, por në pak orë u gjurmua nga policia në një lokal në Schaerbeek.

Raportohet se pati një shkëmbim zjarri me forcat e rendit dhe agresori tunizian Lassoued Abdeslam u plagos rëndë. Më pas ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar plagëve. Ndërsa hetimet vazhdojnë, nuk përjashtohet që të ketë patur edhe bashkëpunëtorë e të mos ketë vepruar i vetëm. Mësohet se tani po punohet për kapjen e dy personave, për të cilët nuk ka shumë detaje.

Ajo që ndodhi mbrëmë në Bruksel ka rikthyer frikën e sulmeve terroriste në Europë. Raportohet se në Vatikan është përforcuar vigjilenca, me më shumë masa sigurie për kërcënime të mundshme në një zonë të konsideruar “të ndjeshme”. Nga mediat bëhet e ditur se dy vite më parë, terroristi ka qenë në Genova të Italisë. Po ashtu, Franca forcoi kontrollet kufitare.

Në Italinë fqinje, për momentin nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta, por autoritetet kujtojnë se gjithmonë mund të ketë ndonjë fondamentalist që vepron i vetëm.

Ndërkaq, në kryeqytetin belg që është edhe kryeqendra e institucioneve të Bashkimit Europian mbetet në fuqi niveli 4 i alarmit, më i larti e sinonim i një kërcënimi terrorist “serioz dhe të afërt”. Gjatë kontrollit të kryer në Schaerbeak, zonë ku jetonte tuniziani të cilit tre vjet më parë Belgjika i refuzoi azilin, u gjetën disa armë zjarri, siç njoftojnë mediat.

Në tetor të 2020-ës, 45-vjeçarit Lassoued iu refuzua kërkesa për azil dhe më pas humbi nga “radari” i autoriteteve belge, ndaj nuk u arrit të gjurmohej për të organizuar riatdhesimin e tij. Ai kurrë nuk qëndroi në një qendër pritjeje federale e për rrjedhojë urdhri për t’u larguar nga vendi i lëshuar në mars të vitit 2021, nuk ishte efektiv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE