Aksident në “Rrugën e Kombit”, dy viktima dhe tre të plagosur

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në “Rrugën e Kombit”, dy viktima dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në “Rrugën e Kombit”, ku kanë mbetur viktima dy shtetas, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Raportohet nga policia se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE